Kujtimet e mira dhe të këqija ruhen në 2 neurone të ndryshme

22/10/2016 00:00

Ekzistojnë hapësira të ndara mirë mes kujtimeve të të bukura dhe atyre të këqija. Truri i ruan ato në hapësira të ndryshme.

Në fakt bëhet fjalë për dy lloji neuronesh, gjenetikisht të programuara për të kodifikuar dhe konservuar vetëm kujtimet e këndshme ose vetëm ato të pakëndshme.

Nëse njëra mbizotëron ndaj tjetrës, atëherë krijohen zhbalancime që mund të shkaktojnë turbullira në humor, si depresioni. Ky zbulim u bë nga shkencëtarët e drejtuar nga Joshua Kim, i Institutit të Teknologjisë së Masaçusets (MIT) dhe studimi është publikuar në revistën Nature Neuroscience.

Në këtë studim shkencëtarët janë përpjekur të shkojnë edhe më larg dhe janë përpjekur të identifikojnë diferencat gjenetike mes neuroneve reaktive të frikës dhe ato të ndjeshme ndaj shpërblimit.

Top Channel