Plagoset një 19 vjeçar në Prishtinë, policia në kërkim të autorit

21/10/2016 00:00

Një person i moshës 19-vjeçare njoftohet të jetë plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 16:00, në rrugën “Azem Gafurri” të kryeqytetit kosovar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Kemi marrë një informacion për të shtëna në armë zjarri në një dyqan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se bëhet fjalë për një plagosje. Është plagosur një mashkull i moshës 19 vjeç. I dyshuari është identifikuar dhe njësitet janë vënë në kërkim të tij”, është shprehur Ahmeti.

Top Channel