Banorët e Himarës në protestë kundër planit urbanistik

21/10/2016 00:00

Banorët e Himarës, të organizuar nga lëvizja Omonia dhe Aleanca për Mbrojtjen e Tokave të Bregdetit”, kanë protestuar këtë të premte përpara bashkisë jugore për të kundërshtuar planin urbanistik për qendrën e Himarës.

Përfaqësuesi i Omonias, Fredi Beleri paralajmëroj përshkallëzim të protestës. “Për të penguar këtë çrrënjosje që duan t’i bëjnë Himarës ne do të marrim autobusë nga Himara e gjithë qtetet e Shqipërisë dhe do të vemi drejt Kryeministrisë. Investitorët të mendohen mirë ku hedhin paratë e tyre, pasi janë toka të blera me dokumenta falso, vetëm e vetëm për të pasuruar oligarkët”, deklaroi Beleri.

Kjo është proteste a tretë e banorëve të Himarës kundër prishjes së banesave dhe shpronësimeve që parashikon plani i ri urbanistik.

Solidaritet me protestën shprehu edhe kryetar i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili i kërkoi kryeministrit të ndërhyjë dhe të dialogojë me banorët e Himarës.

“Kryeministri Rama të nisë pa humbur kohë personalisht dhe jo përmes marionetave lokale dialogun me komunitetin. Zoti Rama duhet të braktisë sa nuk është vonë politikat e tij diferencuese, klienteliste dhe paragjykuese ndaj Himarës dhe Himariotëve”, tha Dule.

Top Channel