Kosovë, Delawie: Ka ardhur koha për vepra kundër korrupsionit

21/10/2016 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se ka ardhur koha që deklarimet për luftën kundër korrupsionit të kalojnë në vepra.

Këto komente, Delawie i bëri me rastin e fillimit të nismës “Për një gjyqësor me integritet”, ku u tha se ky është një tregues se deklaratat për luftimin e krimit dhe korrupsionit po fillojnë të zbatohen.

Kjo ngjarje shënon fillimin e nismës së integritetit publik të programit “Forcimi i sistemit të drejtësisë” (JSSP), i cili ka për qëllim të mobilizojë gjykatësit dhe qytetarët për t’iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës.

Ngjarja synon që të përfitojë nga miratimi i kodit të ri të etikës për gjykatësit dhe personelin e gjykatave, për t’i dhënë një shtytje përkushtimit të plotë nga ana e gjyqtarëve, ndaj respektimit të standardeve më të larta të integritetit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Top Channel