“Familja Tot” në skenë

21/10/2016 00:00

Njeriu e ka gjithmonë një pikë nënshtrimi, qoftë kjo për interesa sublime apo për hir të trysnisë së pushtetit. “Familja Tot” ka djalin e vetëm në luftë, vizita e majorit të tij në shtëpi i detyron pjesëtarët e saj të durojnë gjithë sjelljet e tij pothuajse të çmendura.

Por, nën këtë nënshtrim, gjithësecili nxjerr pjesën e çuditshme të karakterit të tij. Pjesa hungareze me autor Orkeny Istvan vjen premierë mbrëmjen e së premtes në Tetarin Kombëtar, nën regjinë Andia Xhungës.

“Është një vepër hungareze për të cilën kam 4 vite që punoj për ta vënë në skenë”, shprehet Xhunga.

Me një kastë të përzgjedhur aktorësh si Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu, Olta Daku, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toçe dhe Xhevahir Zeneli, në këtë shfaqje karakteret duken të plotësuar, por sidomos të vërtetë.

Tragjikomedia nxjerr dramën e një shoqërie të shtypur nga padronët, por sidomos frymën antiinstitucionale. Që gjithsecili nga karakteret i jep jetë dramës vetjake, por duke shkaktuar edhe shumë të qeshura njëkohësisht.

Top Channel