Aksidentoi policët, në pranga djali i kryebashkiakut të Laçit

21/10/2016 00:00

Një ditë pas asksidentit në Kurbin, ku mbeti i plagosur një punonjës policie dhe dy pasagjerë të tjerë, policia ka vënë në pranga djalin e kryetarit të Bashkisë së Laçit, 20-vjeçarin Kejvi Bardhi.

Ky i fundit akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Duke drejtuar mjetin tip Benz në aksin Fushë-Gjormë-Kurbin, 20-vjeçari goditi makinën e patrullës së policisë dhe një mjet tjetër tip Ford.

Top Channel