Grabitja e pikave të karburantit, Tahiri i dërgon letër firmave: Masa shtesë sipas ligjit

21/10/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka dërguar një letër të gjithë firmave të shitjes së karburantit me pakicë, ku u kërkon marrjen e masave shtesë në përputhje me ligjin e ri.

Kjo kërkesë vjen pas ngjarjeve të fundit, ku disa pika shitjeje të karburanteve kanë rënë pre’ e grabitjeve, duke u shkaktuar humbje të shumave të konsiderueshme financiare dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të firmave.

Në letër, Tahiri u kërkon administratorëve të subjekteve, të vënë në përdorim automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant, vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe si dhe të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.

Top Channel