Veliaj: Vazhdojmë investimet në brendësi të çdo lagjeje

21/10/2016 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e punimeve në infrastrukturë në rrugën “Ali Shefqeti”, në njësinë administrative nr.1 në Tiranë. Ai tha se ky investim është një vlerë e shtuar për pronën e çdo qytetari.

“Njësia nr.1 ka më shumë banorë se disa qytete dytësore të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja pse në filozofinë tonë të planit të ri urbanistik, është një prej poliqendrave të Tiranës. Nuk mund të ketë poliqendra pa infrastrukturë, ndaj ka një aks kryesor që e lidh me qendrën e Tiranës. Sigurisht, institucionet arsimore, kulturore, shëndetësore e mundësojnë të funksionojë si poliqendër, pra si një qendër më vete e Bashkisë, pa u dendur të gjithë në qendrën e Tiranës”,  tha Veliaj.
investime ne blloqet e pallateve dhe terrenet sportive te zonës”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i bashkisë theksoi se investimet janë jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë.

“Pjesë e planit tonë urbanistik është që jo vetëm banesat sociale të mos jenë një geto, pra të kenë një infrastrukturë që i lidh me rrugën kryesore, por me planin e ri urbanistik ndërtimet e reja do të duhet të kontribuojnë tek fondi i banesave sociale në shkëmbim të volumeve që do të marrin nga Bashkia e Tiranës. Kësisoj kemi bërë një investim jo vetëm në infrastrukturë për rrugën, në strehim për çështje të banesës, por edhe në kulturë sesi si qytetar, si bashkëjetues, si njerëz që ndajnë të njëjtën hapësirë, kemi ditur të largohemi pak nga terreni ynë për t’u siguruar që ambienti i përbashkët është në përfitim të të gjithëve”, deklaroi kryebashkiaku.

Top Channel