Ronaldinho shkëlqen në një sport të ri

21/10/2016 00:00

Ronaldinho vazhdon të japë demonstrime të teknikës së tij të pafundme.

E fundit është spektakli që ka dhënë në “teqball”, një lojë ping-pongu që luhet me këmbë dhe me kokë.

Ish-lojtari i Barcelonës ishte të martën në një event në Hungari për të promovuar këtë sport të ri.

Ata që duan ta luajnë, duhet të kenë aftësi teknike dhe përqendrim të lartë. Pra, cilësi që Ronaldinho gjithmonë i ka pasur.

Top Channel