Çiklizëm, Contador dhe “Mafia”

21/10/2016 00:00

Alberto Contador i feston fitoret e tij në çiklizëm duke imituar krismën e një arme, dhe në finish jo më kot e presin banderola me pseudonimin “Pistolero”. Në çiklizëm duhen gjithmonë e më shumë para’ për të bërë skuadra të forta dhe marketingu përmes emrave të veçantë po zbulohet si mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen, por rastësi si kjo e sportistit spanjoll po rezultojnë me një efekt “boomerang”.

Alberto Contador vendosi që të krijojë një skuadër me emrin e tij që i bashkangjitet fondacionit, për t’i dhënë mundësinë çiklistëve të rinj të vendosen në vitrinë dhe të krijojnë një të ardhme. Por, emri “Mafia” që ka zgjedhur sportisti iberik dhe togfjalëshi që shoqëron fondacionin, i ka sjellë probleme.

Pak ditë më parë, Bashkimi Europian pranoi një kërkesë të Italisë për të hequr fjalën “Cosa Nostra” që konsiderohet kundër principeve të moralit, për shkak të mafias famëkeqe të jugut të Apenineve. Kështu, BE-ja i ka imponuar sponsorëve të çiklistit spanjoll ndryshimin e markës dhe të logos, pasi, sipas saj, emri Mafia manipulon imazhin ekstremisht pozitiv që ka Italia dhe kuzhina e saj. Mbetet për t’u parë çfarë do të vendosë Apeli në seancën e kërkuar nga sponsorët e çiklistit Alberto Contador.

Top Channel