Montezemolo kritikon ashpër Ferrarin

21/10/2016 00:00

Ferrari është një krizë të thellë dhe ai që e ndjen më shumë është padyshim ish-presidenti Montezemolo, i larguar një vit më parë nga drejtimi i skuadrës italiane.

“Në F1 duhet shumë përulësi për të kuptuar që nuk mund të fitohet sot për nesër. Nëse nuk je i sigurt që je në gjendje për të fituar, nuk mund ta thuash. Vettel? Është shumë e rëndësishme të kesh në pilot që është pozitiv në momentet e vështira. Ai ka treguar që në fillim që e ka Ferrarin në zemër”, deklaroi Montezemolo, i rreshtuar qartazi në krahun e pilotit gjerman.

Në fakt Montezemolo ka ngritur akuza mbi drejtuesit në Maranello, duke ju referuar edhe disa deklaratave të fundit , që kanë qarkulluar për gjendjen në të cilën ndodhet Ferrari.

“Duhet durim dhe përkushtim për të ndihmuar njerëzit në përmirësimin e situatës. I duhet dhënë besim skuadrës dhe ta vendosësh për t’u përmirësuar dhe të marrë maksimumin”, u shpreh Montezemolo, si një drejtues me shumë eksperience në botën e F1, ku qartazi ai vë në shënjestër dy drejtuesit kryesorë të Ferrarit, Amrchionne dhe Arrivabene.

Top Channel