Vlerësohet Lori Caffe, shpallet marka më e mirë e kafesë në Shqipëri

21/10/2016 00:00

Lori Caffe u vlerësua si marka më e mirë e kafesë në Shqipëri nga “Superbrands”, autoriteti ndërkombëtar për certifikimin e markave më të fuqishme në treg.

“Ne jemi të vetëdijshëm se të jesh në brand nuk është thjesht të jesh në treg apo të pranohesh nga tregu, por edhe të jesh i mirëpritur duke u përdorur si zgjedhja e parë dhe e përsëritur e konsumatorit. Për më tepër, duke qenë zgjidhja instiktive si shprehja e vullnetit të mirë dhe besimit nga konsumatori në përgjithësi”, u shpreh Sokol Fuga, menaxher i “Superbrands Albania”.

Statusi i “Superbrend”-it jepet nga një Këshill i autoritetit që ngrihet për çdo vend me pjesëmarrës të personaliteteve më në zë.

Për një biznes përfshirja në “Superbrands” nuk bëhet me kërkesë, por në bazë të votimit. “Superbrand” do të thotë promovim si më i miri i fushës.

Përzgjedhja “Superbrands” bëhet  për të siguruar konsumatorët se duke blerë këtë produkt kanë zgjedhur më të mirin mes kompanive të tjera. Lori Caffe është përzgjedhur kështu më e mira kompani e kafesë në Shqipëri.

Marka Lori Caffe u krijua në vitin 1995 nga Dritan Hoxha, me objektiv të qartë për të sjellë në Shqipëri ekspresin e vërtetë italian. Me moton “pasioni për kafenë”, sot Lori Caffe pihet në bare, zyra, dhe shtëpi. Të enjten në mbrëmje, pikërisht ky pasion u vlerësua me çmimin prestigjioz “Superbrands”.

Top Channel