Plagoset 78-vjeçari, tre të arrestuar dhe një në kërkim

21/10/2016 00:00

Tre persona janë arrestuar dhe një ështës hpallur në kërkim për plagosjen me armë të një shtetasi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues të Shkodrës, në vendin e quajtur Dajlan. S. H, 78 vjeç është plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë. Ai ka marr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar të ngjarjes Fatmir Derguti, 45 vjeç, Musa Torishta, 62 vjeç dhe Akil Isufi, 27 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim 55-vjeçari H. I.

Dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike78-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron Fatmir Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë, 1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë, 6 fishekë model 54, 1 armë gjahu, 2 armë gjahu teke dhe 162 copë fishekë.

Top Channel