Flota detare ruse pranë brigjeve britanike

20/10/2016 00:00

Flota ruse, me 6 anije, mes tyre edhe aeroplanmbajtësi “Kuznetsov” do të kalojnë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve britanik, në ngushticën e Doverit, për të shkuar drejt Sirisë, ndërsa e gjithë kjo lëvizje është duke u mbajtur nën vëzhgim të rreptë nga marina britanike, por edhe nga 6 anije luftarake të NATO-s.

Gjithashtu edhe marina mbretërore norvegjeze është e angazhuar duke e mbajtur nën vëzhgim flotën ruse. Ndërkohë, në anën tjetër ka reaguar edhe Rusia, duke tërhequr dy anije të vogla lufte nga Mesdheu.

Një ditë më parë, Sekretarja e Mbrojtjes britanike paralajmëroi Moskën: “Kur këto anije vijnë në afërsi të ujërave tanë, do të vëzhgojmë çdo hap të rrugës së tyre. Do t’i vëzhgojmë si vendosmëri e jona për të mbajtur Britaninë të sigurt”.

Përfshirja në flotë e aeroplanmbajtëses u dënua edhe nga kryeministrja e Britanisë Theresa May në samitin e BE. “Ne duhet të tregohemi të bashkuar përballë agresionit rus. Mbretëria e Bashkua i ka vendosur në rend dite në samit veprimet e fundit ruse në Siri. Ne duhet të punojnë së bashku për të vënë presionin mbi Rusinë për të ndaluar krimet e tmerrshme, mizore në Siri”, tha May.

Ndërkohë, një ekspert britanik thotë se rusët do të përdorin ujërat ndërkombëtare dhe për këtë fakt nuk mund të ketë reagim. Ai shtoi se ky është një sinjal i qartë se Rusia është kthyer në skenën ndërkombëtare. “Ata janë shumë të fokusuar në misionin e tyre”, tha Peter Roberts.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel