Skiatorja feston ditëlindjen me Hamilton

20/10/2016 00:00

Lindsey Vonn feston 32 vjetorin e saj të lindjes me Lewis Hamilton. Skiatorja amerikane dhe kampioni i botës në Formula 1 u takuan në Los Angeles përpara se britaniku të transferohet në Texas për garën e Austin, për të festuar së bashku nëpërmjet një sfide në bowling.

Një festë që padyshim nuk mungoi në rrjetet sociale dhe ishte vetë skiatorja amerikane që i publikoi fotot dhe videot në Snapchat.

Kjo ngjarje mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Zyrtarisht Vonn dhe Hamilton janë thjesht miq, por prej kohësh janë shtuar zërat se të dy këto personalitete e kanë kaluar kufirin e miqësisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel