Koncesioni për Rrugën e Kombit, rrëzohet ankimimi

20/10/2016 00:00

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës njoftoi këtë të enjte se është rrëzuar ankimimi kundër dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit.

Përmes një njoftimi për shtyp, MTI sqaron se, Komisioni i Prokurimit ka lënë në fuqi vendimin për dhënien e koncesionit të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë.

Sipas njoftimit, nga gara për fitimin e këtij tenderi është skualifikuar kompania “Vendeka Bilgi”, ndërsa janë shpallur fituese “Catalyst Viva das General Constructing” dhe “Salillari”.

Përmes lëshimit me koncesion të rrugës, Qeveria synon mirëmbajtjen. Sipas përllogaritjeve, kostoja e mirëmbajtes së saj luhatet nga 8 deri në 12 milionë euro në vit.

Në kontratë përcaktohet se përveç shpenzimeve të nevojshme për mirëmbajtjen, koncesionare duhet të kryejë një investim fillestar dhe Qeveria thotë se nuk i ka këto para. Për këtë arsye, një pjesë të kostos do t’i kalohen qytetarëve, ndërsa buxheti do të paguajë pjesën tjetër sipas një formule që i garanton privatit një nivel dysheme të ardhurash.

Sipas Bankës Botërore, në 5 vitet e ardhshme Shqipërisë i duhet të shpenzojë 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve. Për shkak të kostos së lartë, qeveria ka paralajmëruar se një sërë rrugësh do të bëhen me pagesë për qytetarët.

 

Top Channel