Nen sloganin “Italishtja dhe krijimtaria”, në Gjirokastër po zhvillohet Java e Kulturës Italiane, një event që lindi në vitin 2001 dhe këtë herë vjen në edicionin e saj të 16.

“Edicioni i 16 i Javës së  Gjuhës  Italiane në botë po mbahet prej 17 deri ne 23 tetor 2016 dhe  i  dedikohet përveçse gjuhës, edhe kreativitetit italian dhe markave të tij në sektorët e modës e design-it. Ne kemi sjellë këtu ekspozita, projeksione filmash, autorë të njohur italianë si dhe këtë kuartet brilant të rinjsh”, shprehet Adriana Frisenna, Institutit Italian i Kulturës.

Kuarteti Lyskamm, në kuadër të projektit solli për të pranishmit pjesë nga autorë italianë dhe u ndoq me interes nga të ftuarit.

“Interpretuam pjesë shumë të rëndësishme për artin muzikor Italian. Boccherini sjell një atmosferë mesdhetare që besoj se u ndje edhe në sallë, ndërsa Donatoni ngelet ende origjinal në artin e tij”, thotë Francesca Piccioni, violiniste.

“Megjithëse mbërritëm sot mikpritja ishte mbresëlënëse. Edhe njohja e kulturës italiane në këtë vend duket e thellë. Pra mund të them se nuk ndihemi aspak larg”, shprehet Clara Franziska Schoetensack, violiniste.

Konsulli Italian i nderit në Gjirokastër, Teodor Bilushi tha se miqtë e kulturës italiane janë më të shumtë çdo vit.
 

Top Channel