Uji i pijshëm humbet, raporti: 67 përqind nuk shkon te konsumatorët

20/10/2016 00:00

67 përiqnd e ujit pijshëm që hidhet në rrjet humbet, sipas raportit entit rregullator të ujit për vitin 2015.

Furnizimi me ujë i popullatës mbulohet 81% dhe kohëzgjatja mesatare është rreth 12 orë në ditë. Mbulimi i kostos së operimit të ujësjellësve është 79%. Element tjetër që vihet re në raportin e entit rregullator të ujit është punësimi mbi kapacitete e nevojshme të shoqërive.

Sipas ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj nuk duhet të ketë rritje të tarifave për ndërmarrjet që performojnë financiarisht keq.

“Ajo që unë këmbëngul është rritja e çmimeve, për shkak të mungesës së aftësisë së menaxhimit nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhet të jenë raste që ne nuk duhet t’i dëgjojmë. Shqiptarët nuk kanë arsye të paguajnë kostot e mosfunksionimit të institucioneve. Klienti që paguan të mos dëmtohet për shpërdorimin që vjen nga keqmenaxhimi”, shprehet Dervishaj.

I gjithë sektori i ujësjellës-kanalizimeve është përfshirë në një rregullim pas reformës territoriale, ku për çdo bashki do ketë vetëm një ndërmarrje që do mbulojë si zonën urbane ashtu edhe ato rurale. Qeveria do të marrë përsipër mbulimin e borxheve që këto ndërmarrje kanë kryesisht ndaj OSHEE, por nga ana tjetër kjo duhet të shoqërohet me përmirësim të treguesve.

Performanca e ujësjellës kanalizimeve 2015

Mbulimi i furnizimit me ujë 81%
Mbulimi me kanalizime 50%
Kohëzgjatja e furnizimit 12.1 orë/ditë
Mbulimi i kostos totale 79%

Top Channel