Tregtari fiton betejën, bashkia e Kuçovës i jep të drejtë

20/10/2016 00:00

Një ditë pasi Spiro Suli, baba i tre fëmijëve, tentoi të vetëflijohet pasi mbeti i papunë, konflikti i tij me Bashkinë e Kuçovës mori zgjidhje. Atij i ishte bllokuar aktiviteti pavarësisht se zotëronte licencë për ta ushtruar. Përfaqësues të Bashkisë së Kuçovës u mblodhën gjatë ditës për të shqyrtuar rastin dhe ndëshkuan përgjegjësin e bashkisë që i bllokoi aktivitetin 43-vjeçarit.

“Për personat përgjegjës të problemit do të merren masa administrative përkatëse, në zbatim të kodit të procedurave. Sigurisht që tregtari do të vazhdojë normalisht punën ashtu siç përcaktojnë dhe ligjet përkatëse”, tha Thoma Nano, drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave.

Spiro Suli, në gjendje të rënduar psikologjike, qëndroi për një orë brenda automjetit i lyer me benzinë, ndërsa në dorë mbante një letër dhe shkrepëse. Pas forcave të policisë, gazetarja e Top Channel ndërhyri për të negociuar, derisa e bindi të takohej me përfaqësuesit e bashkisë.

Top Channel