“Shukriu”, avokati tërheq kërkesën për lirim

20/10/2016 00:00

Avokati mbrojtës i ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili u tërhoq nga kërkesa e tij për ta liruar atë.

Në seancën e radhës të procesit, në të cilin mbrojtja kërkonte ndyrshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Xhelilin, avokati tha se nuk e shikon të arsyeshme të vijojë me të njëjtin pretendim.

Pa dhënë shpjegime të tjera, avokati i tha gjykatës se kjo është një strategji e tij si mbrojtës. Gjykata e pushoi gjykimin pasi nuk ka më objekt shqyrtimi.

Me shumë gjasa, tërheqja e mbrojtjes vjen për shkakun se prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi si të pandehur ish-kybashkiakun e Dibrës, që të gjykohet për korrupsion.

Top Channel