Bonucci besnik i Juventusit

20/10/2016 00:00

Juventus është i vendosur që të mbajë futbollistët më të rëndësishëm të saj në Torino. Pas Paulo Dybala-s radha për rinovimin e kontratës i vjen Leonardo Bonucci-t, i cili ishte vënë prej kohësh në shënjestrën e Manchester City-t.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Bonucci në të vërtetë nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Juventusi ku ai dëshiron të qëndrojë përjetë. Për këtë arsye, drejtuesit e Zonjës së Vjetër i përgatitën kontratën e re futbollistit që skadon në vitin 2021 kur Bonucci do të mbushë 34 vjeç.

Tashmë palët po punojnë për të zgjidhur edhe detajet më të vogla të këtyre tratativave që praktikisht janë të mbyllura. Mësohet se kontrata e re e Bonucci-t do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij nga 3.5 në 5 milionë Euro në sezon, shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuse të tjera.

Top Channel