‘I Am Bolt’, dokumentar për ‘Mbretin e atletikës

20/10/2016 00:00

Jeta  dhe karriera e Usain Bolt është përjetësuar në një film dokumentar, i cili do të fillojë të shfaqet në ekranet e kinemasë në  muajin nëntor. Filmi, trajleri i të cilit është prezantuar tashmë, titullohet ‘I Am Bolt’.

Ky dokumentar u jep mundësinë tifozëve të mësojnë më shumë për përgatitjet e rekordmenit botëror për garat dhe mënyrën se si e kalon ai kohën e lirë.

Usain Bolt, në verën e këtij viti, në Rio De Janeiro, fitoi 3 medalje të arta olimpike, duke barazuar një tjetër legjendë të atletikës si Carl Lewis.

Vetëm përpara pak ditësh ai deklaroi se do t’i japë fund karrierës së tij në këtë sport pas Botërorit të Atletikës, që do të zhvillohet në Londër në 2017.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel