Shkodër, sekuestrohen 5 kg kanabis; 2 në pranga

20/10/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 5 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa si dhe ka arrestuar dy persona të lidhur me të, ndërkohë që shpalli në kërkim një të tretë.

Kjo u arrit në sajë të operacionit të koduar “Kiras” dhe personat në fjalë mbaheshin në vëzhgim prej ditësh.

Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë në momentin që po tentohej të shitej dhe në flagrancë u arrestuan shtetasit Edmir Demiraj, 28 vjeç dhe Avni Kuçaj, 30 vjeç, që të dy banues në Shkodër.

Gjithashtu, policia shpalli në kërkim edhe një 18-vjeçar.

Top Channel