Ekonomi: Shqipëria stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike

20/10/2016 00:00

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë dhe mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të “Confindustria Balcani” në Bukuresht.

Kjo asamble, tha ministrja Ekonomi, është një mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike.

“Ballkanit i duhen më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët strategjikë dhe shërbimet. “Confindustria Balcani” është  partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, u shpreh ministrja e Ekonomisë.

Përpara kësaj asambleje, ministrja Ekonomi theksoi: “Shqipëria  po stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Shqipëria është një vend me klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja, duke ofruar kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike”.

Top Channel