Akrepa për zbukurimin e thonjve

20/10/2016 00:00

Vendosja e akrepave në thonj si pjesë e manikyrit, është mania që po përhapet gjerësisht në Meksikë.

Mania po përhapet me shpejtësi të madhe në radhët e vajzave të reja, të cilat zgjedhin të jenë të veçanta me anë të kësaj tendence. Lupita Garcia, ideatorja e manikyrit me akrepa ka shpjeguar procesin që ajo ndjek dhe ka siguruar se akrepat që ajo përdor, nuk janë të rrezikshëm për njerëzit.

Procesi  konsiston në ngjitjen e akrepave në një ose dy thonj, si pjesë e trendit më të ri të bukurisë që po pushton Meksikën.

Lloji i akrepave që Garcia blen, mund të gjendet lehtësisht në malet e Durango-s.  Ajo këmbëngul që akrepat nuk janë helmues pasi kanë ngordhur, dhe kapen gjithnjë me pinceta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel