Rama në takimin e “FRESSH Voice”: Procesi po ripërtërin organizatën tonë

19/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e kësaj të mërkure në takimin e “Fresh Voice”, një nga nismat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor Socialist.

Në fjalën e tij Rama ka deklaruar se, i gjithë procesi i “FRESSH Voice” nisi si një ide inovative, që po sjell një organizatë të ripërtërirë në gjithë vendin”.

“Kushdo që do zgjidhet drejtues i FRESSH duhet të jetë shprehje e një pjesëmarrjeje të madhe. I uroj rrugë të mbarë 8 kandidatëve drejt zgjedhjeve”, ka thënë Rama.

Top Channel