Borussia Monchengladbach ndërron emrin për tifozët e Celtic!

19/10/2016 00:00

Celtic do të ndeshet mbrëmjen e sotme ndaj Borussia Monchengladbach në takimin e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Por për tifozët e skuadrës skoceze emri i Borussia Monchengladbach duket se është mjaft i vështirë. Të paktën kështu ka ndodhur në një pub. Teksa janë munduar të shkruajnë emrin e skuadrës kundërshtare në tabelën e pub-it, skocezët e kanë pasur të pamundur dhe në fund u mjaftuan duke e cilësuan kundërshtarin thjesht “një skuadër gjermane”.

Tabela u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë që edhe skuadra e Borussia Monchengladbach të ndryshojë profilin në “Twitter”, duke ndryshuar edhe ata në një “një skuadër gjermane”. Me siguri, ndryshimi do të jetë vetëm për këtë takim!

FOTO GALERI
1/2

Top Channel