Një kafe (jozyrtare) Rama-Thaçi

19/10/2016 00:00

Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë takuar jozyrtarisht në Tiranë këtë të mërkurë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Kryeministri i Shqipërisë.

Rama publikoi në rrjetet sociale një ‘selfie’ me Presidentin e Kosovës, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim të shkurtër që jep pak informacion për takimin.

“Pas një kafeje në Tiranë”, shkruan kryeministri.

Takimi jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë me Presidentin e Kosovës mbërrin pas vizitës që Rama zhvilloi në Serbi.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel