Blushi prezanton projektin politik në Fier

19/10/2016 00:00

Menjëherë pasi njoftoi largimin nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi ka nisur takimet me qytetarët për t’u prezantuar atyre projektin e vet politik.

Blushi u ndal në Fier, ku në një takim me qytetarët tha se ka ardhur koha që njerëzit të grumbullohen rreth një ideje dhe jo më rreth një njeriu, siç kanë bërë, sipas tij, në 25 vitet e fundit.

Ish-deputeti socialist premtoi se subjekti i ri politik i ngritur prej tij do të jetë ndryshe nga partitë politike të vjeta.

“Partitë e vjetra janë njësoj, si e majta dhe e djathta. Ato kanë mbështetur shtresat e pasura të shoqërisë, ndërsa ky subjekt politik do të jetë ndryshe”, tha ai.

Më herët, Blushi zhvilloi një takim të ngjashëm me qytetarët në qytetin e Përmetit. Deputeti njoftoi largimin përfundimtar nga Partia Socialiste në seancën parlamentare të së enjtes së shkuar.

Top Channel