Maratonë apo torturë? (VIDEO)

19/10/2016 00:00

Të përshkosh 254 kilometra në pyjet e Amazonës në kushte të vështira dhe me një lodhje sfilitëse i kalon kufijtë e sportit, e për këtë, ata që përfunduan maratonën e zhvilluar këtë mesjavë në Brazil po konsiderohen spoti më i bukur i atletikës.

Pjesëmarrësit e Maratonës së Amazonës derdhën gjak dhe lot në garën e famshme të xhunglës në Amerikën Latine, duke kaluar përmes lumenjve, përmes shumë kafshëve të egra ku rrezikuan jetën.

Atletë nga të 4 anët e globit u ndanë në etapa të ndryshme në 6 grupe duke marrë pjesë në atë që cilësohet testi i rezistencës për entuziastët e sportit, e që formalizoi edicionin e 12 në histori.

Në kategorinë e meshkujve, australiani Endi TUrner doli fitues mbi të tjerët ndërsa për femrat, preu finishin e para Isadora Soares.

Top Channel