Ndeshja Turqi-Kosovë, biletat në treg, gati listat

19/10/2016 00:00

Me fokusin kryesor te përfaqësuesja më shumë sesa te kampionati vendas që ofron një nivel të ulët, Kosova ka nisur të mendojë për ndeshjen e radhës Eliminatore në Botërorin 2018. Trajneri Albert Bunjaku ka nisur të bëjë llogaritjet e tij për listën e radhës për sfidën që do të luajë në stadiumin e  Antalias ndaj Turqisë.

Pritet që lojtarë të tjerë të rinj të jenë pjesë e skuadrës shqipfolëse përveç emrave të tjerë të konsoliduar që përbëjnë boshtin e ekipit. Federata e Futbollit e Turqisë, ka zbuluar ndërkohë çmimin e biletave për ndeshjen Turqi-Kosovë, që zhvillohet më 12 nëntor në Antalia, në kuadër të grupit I kualifikues të botërorit “Rusi 2018”.

Bileta më e lirë është 15 Lira turke, ose 4.42 Euro, për tribunën prapa portave. Në tribunën lindore, bileta kushton 30 Lira turke ose 8.84 Euro, kurse ajo për tribunën qendrore, që llogaritet më e shtrenjta, është 50 Lira, ose 14.73 Euro.

Çmimi i këtyre biletave, mund të ndikojë edhe në tifozët kosovarë, të cilët mund të udhëtojnë drejt Turqisë për të përkrahur Kosovën. Sipas Federatës turke, biletat dalin në shitje prej 20 tetorit dhe ato mund të blihen online në sitin zyrtar. Ndeshja Turqi-Kosovë luhet në Antalia më 12 nëntor dhe nis në orën 20:00.

Top Channel