Mbyt të birin 8 vjeçar se e kapi me vjehrrin

19/10/2016 00:00

Një gjykatë në Siçili gjeti fajtore dhe dënoi me 30 vite burg një nënë, që akuzohej se kishte vrarë djalin e saj 8-vjeçar.

Veronica Panarello mbyti djalin e vet, Loris Stival me një kabëll elektrik dhe më pas hodhi trupin e tij në një zonë të izoluar të ishullit, të njohur si Santa Croce.

Pas vrasjes, gruaja është paraqitur menjëherë në polici ku denoncoi zhdukjen e të birit. Në dëshminë fillestare të saj thuhet se e kishte dërguar atë në shkollë, por kur ishte paraqitur për ta marrë sërish prej andej, ai nuk ishte shfaqur.

Por gruan e tradhëtuan hetimet e policisë, që pa me imtësi kamerat, nga filmimet e së cilës u provua se ajo nuk e kishte dërguar të birin në shkollë ditën që pretendonte si ishte zhdukur.

Menjëherë pas kësaj, autoritetet italiane nisën ta trajtonin atë si të dyshuar dhe në përfundim të të gjithë procesit dyshohet se i vetmi faj i vogëlushit ishte se kishte zënë mat të ëmën me vjehrrin e saj.

Avokatja e Veronicas këmbënguli në pafajësinë e klientes së saj dhe tha se do ta apelojë vendimin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel