Hilary Duff konfirmon lidhjen me instruktorin e saj të palestrës

19/10/2016 00:00

Hilary Duff shpreh ndjenjat dhe dashurinë që ka për partnerin e ri nëpërmjet një puthje pasionante në “Instagram”.

Pas divorcit me Michael Comrie, aktorja konfirmon më në fund lidhjen me Jason Wallsh, i cili është dhe instruktori i saj i palestrës.

Çifti janë njohur rreth 1 vit më parë, por shkëndija e dashurisë midis tyre ka lindur kohët e fundit. Sipas disa burimeve Hilary ndihet shumë e lumtur pasi partneri i saj është shumë i sjellshëm dhe e bën të ndihet mirë gjatë gjithë kohës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel