Ushtria kundër hashashit? Kodheli “rrëzon” Manjanin: Të jemi seriozë

19/10/2016 00:00

“Ne duhet të reagojmë ndoshta edhe më fortë se deri më sot dhe po qe e nevojshme do dali edhe ushtria. Nga ky fenomen o ndahemi tani o nuk ndahemi më. Është e ngjashme me efekte me atë që kemi hequr nga piramidat financiare”, tha një ditë më parë ministri Manjani.

Refuzimin e propozimit te kolegut te saj ne qeveri, ministrja e Mbrojtjes e bëri duke e kërkuar me shumë seriozitet.

“Siguria është një gjë serioze. Edhe Forcat e Armatosura janë një gjë serioze dhe kur flitet për FA dhe për gjërat serioze që ajo bën duhet të flitet seriozisht. Gjërat serioze kanë të bëjnë me sigurinë ë vendit”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Një ditë më parë, me tone serioze ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndërhyrje më të fortë kundër fenomenit të hashashit për t’i dhënë një zgjidhje, siç tha ai, “o tani u kurrë”. Por Kodheli ngulmon në kundërshtimin e idesë së aktivizimit të ushtrisë në luftën kundër hashashit.

“Gjërat serioze kanë të bëjnë më sigurinë e vendit. Punët në demokraci janë të ndara. Gjithkush bën atë punë që i takon. Ju faleminderit!”, u shpreh Kodheli.

Top Channel