Korçë-Bilisht, furgoni del nga rruga; 2 policë të vdekur e 3 të plagosur

19/10/2016 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një furgon ka dalë nga rruga e për pasojë 2 punonjës policie kanë mbetur të vdekur e 3 të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgon udhëtonin punonjës të policisë së burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Mësohet se viktimat janë shtetasit Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital dhe Agim Beshi, i cili ka vdekur në spital. Ndërkohë, të plagosur janë shtetasit Neshat Alldashi, Idajet Gozhdari dhe Luan Kreka.

Sipas policisë, fillimisht, furgoni me targa “AA 519 EX” është përplasur me një automjet me targa “AA 251 EP”, e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel