Meta në Kinë, takohet me drejtuesit e “Power Construction”

19/10/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me drejtues të kompanisë “Power Construction Coorporation of China”, një investues aktiv në vendin tonë.

Kreu i kompanisë, Yan Zhiyong shprehu interesin për vazhdimin e investimeve të Shqipëri, dhe gatishmërinë për projekte të tjera me interes të përbashkët.

“Përveç by-pass-it të Beratit, ne po angazhohemi për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Rrogozhinë”,- tha Z. Zhiyomg.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi nga korporata kineze që të shihet me shumë interes edhe ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, projekt me interes edhe në kuadër të Korridorit të 8-të.  “Ne mirëpresim edhe investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, turizëm, ku mundësitë janë të mëdha”,- theksoi ndër të tjera z. Meta.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kërkoi mbështetjen për ndrtimin e kanaleve kulluese në kuadër të projektit të menaxhimit të ujërave si shfrytëzimin e mundësive alternative të energjisë si ajo e diellit dhe e erës, si një mundësi e pa shfrytëzuar dhe fitimprurës për palën kineze.

Pas këtyre diskutimeve, përfaqësuesit e kompanisë “Power Construction Corporation” vendosën të dërgojnë një grup pune në Shqipëri për të vlerësuar në terren propozimet e bëra nga ana e delegacionit shqiptar.

Top Channel