Kosova pritet t’i luajë ndeshjet si vendase në Gjermani

19/10/2016 00:00

Përfaqësuesja e Kosovës me shumë gjasa mund të mos i luajë më në Shqipëri ndeshjet e ardhshme si pritëse.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të “Indeksonline”, sipas të cilave është duke u diskutuar mundësia që Kosova t’i luajë këto ndeshje në Gjermani.

Një kërkesë e tillë është përkrahur edhe nga tifozeria e përfaqësueses, “Dardanët”.

Kujtojmë se Kosova nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet në Prishtinë, për shkak se stadiumi i është nënshtruar rikonstruksionit për të përmbushur standardet e kërkuara nga UEFA e FIFA.

Top Channel