Prishtinë, vjedhjet me maska po terrorizojnë qytetarët

19/10/2016 00:00

Kryeqyteti i Kosovës është terrorizuar kohët e fundit nga fenomeni i vjedhjeve, e për qytetarët e Prishtinës shqetësues veçanërisht janë bërë të ashtuquajturat “maska të zeza”.

Edhe Policia e Kosovës, në raportet e saj të fundit vëren se dukuria e vjedhjeve ndaj pronave private është në rritje.

Ndërkohë, në një video të siguruar nga “Indeksonline” shihen dy persona, teksa vidhnin në një prej lokaleve të kryeqytetit, në zonën e njohur si Parku i Qytetit.

Top Channel