“Emirates Stadium” i Arsenalit, së shpejti me energji diellore

19/10/2016 00:00

Arsenali po mendon për ndryshime të rëndësishme në “Emirates Stadium”. Klubi londinez ka nisur planin për të kaluar në furnizimin me energji diellore, në të gjitha ambientet e stadiumit të tij.

Mësohet se, drejtuesit e “Topçinjve” të Londrës kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të sektorit të energjisë diellore, që shumë shpejt do të realizojë plotësisht këtë plan të Arsenalit. E gjithë kjo lëvizje bëhet me synimin për të reduktuar kostot, emetimet dhe shpenzimet e tepërta.

Ndryshimi ambientalist i klubit londinez do të prekë edhe tifozët, të cilëve kompania “Octopus Energy” iu ofron kontratë për furnizimin e shtëpive me energji diellore. Pjesë e kësaj kontrate janë edhe pajisja me aksesorët zyrtarë të Arsenalit, si dhe një vizitë në “Emirates Stadium”.

Top Channel