A duhen lejuar fëmijët në dasma?

19/10/2016 00:00

Vendimi për të marrë apo jo fëmijët në një dasmë ka hapur mjaft debat në rrjetet sociale. Shumë prej njerëzve janë kundër, pasi shohin fëmijët që vërdallosen nëpër sallë, apo dhe që mund të shkatërrojnë ditën e rëndësishme të një çifti. Për këtë ka argumenta pro dhe kundër.

Juli Mc Caffrey, nënë e tre fëmijëve thotë se dasma bashkon të gjithë familjen rreth dashurisë, bujarisë dhe pranimit të njëri-tjetrit. Atëherë pse nusja dhe dhëndrri duhet të mos lejojnë fëmijët? Të mos pranosh anëtarët më të vegjël por më të çmuar të familjes, do të thotë se çastet e lumturisë nisin në mënyrë të gabuar. Juli thotë se kur u martua mbesa e saj ka dalë në pothuajse të gjitha fotot e dhëndrrit me nusen, dhe kërcente e shfrenuar duke bërë dasmorët të qeshnin. Por kjo nuk e mërziti aspak.

“Kur tre vajzat e mia ishin ato që mbanin lulet para çiftit ka qënë dita më e bukur e jetës së tyre. E çrëndësi ka se Elise qante dhe thërriste “Babiiii” edhe pse ishte trajnuar mbi një mijë herë se si duhej të ecte. Kjo i shtoi sharm”, thotë ajo.

Por ka dhe nga ata që janë kundër pranisë së fëmijëve në ceremoni martesore. Ashleigh Rainbird, e sapomartuar, rrëfen se kur përgatiste ftesat e dasmës me bashkëshortin, panë arsye të mjaftueshme për të shtuar në ftesë “bebet në krahë” apo “pasaardhësit e afërt të familjes”.

Megjithatë ajo thotë se nuk mund të tregoheshin aq të këqinj, e të mos pranonin një nënë që ushqen foshnjën me gji, e cila nuk kishte lindur ende kur i ka shkuar ftesa. Sigurisht ajo thotë se gjatë ceremonisë së celebrimit i pëlqeu të kishte fëmijë që i shoqëronin çiftin, por mendon se në dasmë ata nuk mund të rezistonin gjatë dhe do bëheshin të bezdisur për prindërit e tyre.

Top Channel