Prrenjas, konflikt në stacionin e autobusit; dy të plagosur

19/10/2016 11:45

Një konflikt për motive të dobëta pranë stacionit të autobusave në Prrenjas ka shkaktuar plagosjen e dy personave paraditen e së mërkurës.

Markeljano Hoxha dhe Nevzat Spaho, pas një sherri të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të kenë goditur me thikë shtetasit E.B., 20 vjeç dhe R.V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Rrajcë. Të dy shtetasit u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët janë larguar në drejtim të Pogradecit me mjetin tip Benz me targa AA 258 KK, drejtuar nga shtetasi Elivert Karriqi, por janë arrestuar në afërsi të Pogradecit.

Top Channel