Lippi rikthehet në Kinë, këtë herë për të drejtuar kombëtaren

19/10/2016 00:00

Marcello Lippi do të kthehet në Kinë, por jo për të drejtuar sërish Guangzhou Evergrande. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Corriere dello Sport”, ish-trajneri i Italisë pritet që shumë shpejt të marrë drejtimin e kombëtares kineze.

Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, vendimtar në këtë çështje u bë vet presidenti kinez, Xi Jinping. Mësohet se Marcelo Lippi do të udhëtojë në ditët e ardhshme drejt Pekinit, për të studiuar detajet e ofertës së Federatës Kineze të Futbollit, të cilën e mori gjatë fundjavës së kaluar.

Marcelo Lippi do të zëvendësojë në pankinën e Kinës Gao Hongbo, i cili përpara pak ditësh dha dorëheqjen pas humbjeve me Sirinë dhe Uzbekistani për kualifikueset e Botërorit 2018.

Pas këtyre disfatave, përfaqësuesja kineze e sheh veten në vendin e fundit në grupin e saj kualifikues, me vetëm 1 pikë pas 4 ndeshjeve.

Top Channel