Vdekja e 74-vjeçarit te shinat e trenit, arresohet makinisti dhe ndihmësi

19/10/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka ndaluar makinistin dhe ndihmësmakinistin e trenit, pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e të martës afër stacionit të trenit, ku humbi jetën Nikë Hasanaj.

Sipas policisë, janë ndaluar Brahim Ruçi, 58 vjeç, makinisti i trenit dhe Jul Brraka, 55 vjeç, ndihmësmakinist.

Ata dyshohet se duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedër- Bajzë, në vendin e quajtur “Ura e trenit e lumit Kir” në Shkodër kanë aksidentuar për vdekje Nikë Hasanajn, 74 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza e shkeljes e disiplinës së punës në transportin hekurudhor.

Top Channel