Tiranë, mbërrin një i plagosur në spital, policia nis hetimet

18/10/2016 00:00

Një 21-vjeçar i plagosur me armë zjarri është shtruar në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia bën me dije se 21-vjeçari me inicialet  D. Xh dyshohet të jetë plagosur në zonën e Tufinës në ambientet e një lokali.

Po ashtu mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Mësohet se shtetasi D. Xh ka marrë plagë nga arma e zjarrit në dorë dhe në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel