Juventus me 10 lojtarë mposht Lionin në Francë

18/10/2016 00:00

Juventus ka dalë triumfues në transfertë ndaj francezëve të Lion, edhe pse për më tepër se 35 minuta kanë luajtur me 10 lojtarë.

Në pjesën e parë Bufon është kthyer në heroin e ndeshjes duke pritur penalltinë e ekzekutuar nga Lacazette në minutën e 35’.

Me fillimin e pjesës së dytë shanset që Juventus të dilte me pikë të plota nga stadiumi “Stade des Lumieres” u ulën ndjeshëm kur në 54’ Mario Lemina u ndëshkua me karton e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Nabil Fekir duke i lënë bardhezinjtë me 10 lojtarë në fushë.

Ekipi i drejtuar nga Bruno Genesio nuk ka ditur të përfitojë nga avantazhi numerik  në fushë, pasi Juventus ka vijuar të dominojë lojën duke dalë me tre pikë nga “Stade des Lumieres”.

Ka qenë minuta e 76’ kur Juan Cuadrado ka lëvizur mjaft mirë brenda zone dhe gjuajtja e tij me të djathtën ka përfunduar pas krahëve të Anthony Lopes.

Me këtë fitore Juventus ruan kreun në grupin H. Të njëjtën sasi pikësh, 7 sa Juventusi ka edhe Sevilla që fitoi po me rezultatin 1-0 në transfertën kroate përballë Dinamos së Zagrebit falë një goli të francezit Samir Nasri.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera të Champions League
Bayer Leverkusen – Tottenham 0-0
CSKA e Moskës – Monako 1 – 1
Real Madrid – Legia Warszawa 5 – 1
Sporting – Dortmund 1 – 2
Club Brugge – Porto 1 – 2
Leicester – Kobenhagen 1 – 0
Dinamo Zagreb – Sevilla 0 – 1

Top Channel