Krujë, sekuestrohet 1 ton kanabis; 6 të arrestuar

18/10/2016 22:05

Një operacion i madh antidrogë ka nisur mbrëmjen e së martës në fshatin Derven të Krujës, ku raportohet se një sasi e konsiderueshme kanabis sativa në proces tharjeje është sekuestruar në disa magazina.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se sasia e sekuestruar është rreth një ton, por asnjë prej institucioneve të përfshira nuk ka dhënë ende një shifër zyrtare, pasi operacioni është ende në vijim.

E vetmja gjë që konfirmohet zyrtarisht është se deri në pranga kanë rënë 6 persona dhe janë shoqëruar

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}

disa të tjerë në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Operacioni në fjalë është iniciuar pas informacioneve operative dhe më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë hetimin.

Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, por edhe forca policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatit të Krujës, të cilat kanë zbarkuar në fshatin Derven, vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, pas informacioneve të mbledhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në rrugë operative, mbi ekzistencën në këtë zonë të një sasie të madhe lende narkotike.

Edhe pse Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë operacion, i pari që ka reaguar ka qenë kreu demokrat Lulzim Basha.

“1.2 ton droge të Artur Bushit u kapën falë punës së përbashkët të SHISH dhe Prokurorisë. Pergezoj dhe falenderoj punonjësit me integritet dhe kurajo të këtyre dy institucioneve” – shkruan Basha, i cili nuk përmend në asnjë rresht Policinë e Shtetit.

Top Channel