Seanca ndaj Mark Frrokut, Dom Gjovalin Sukaj tregon ritin kanunor

18/10/2016 00:00

Në seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku, prokuroria ka thirrur për të dëshmuar Dom Gjovalin Sukajn, ish-famulltarin e Famullisë së “Shën Shtjefnit” në Shkodër.

Ky i fundit është pyetur lidhur me procesine e bèsë së pretenduar nga Mark Frroku bërë përpara familjarëve të Aleksandër Kurtit, personit të cilin ai akuzohet nga Prokuroria se e ka vrarë. Dom Gjovalin Sukaj mësohet se ka deklaruar përpara trupit gjykues se kjo është një praktikë kanunore dhe nuk është pjesë e liturgjisë kishtare, por kisha e njeh këtë si proces në rastet kur ajo shërben për pajtimin e gjaqeve mes familjeve.

Por ish-famulltari i Famullisë së “Shën Shtjefnit” ka deklaruar se ai nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka qenë i pranishëm në betimin e bërë tek kapela e varrezave të ‘Rrëmajës’, pasi nuk kërkohet leja e kishes për procese të tilla. Ai ka shtuar se është vënë në dijeni të këtij procesi nga një famullitar, i cili ka qenë i pranishëm gjatë këtij procesi.

Top Channel