Belgjikë, dështoi në tentativën për grabitje në supermarket. Dorëzohet autori

18/10/2016 00:00

Një person i armatosur me thikë, i cili u raportua se ishte duke mbajtur 15 pengje brenda një supermarketi në periferi të Brukselit, zonë e njohur si “Forest”, tashmë është dorëzuar.

Ngjarja u bë e njohur nga policia lokale, ndërsa rrjeti televiziv shtetëror i Belgjikës “VRT” njoftoi se pengmarrja erdhi pas një tentative për të grabitur në supermarket.

Megjithatë, siç konfirmon kryebashkiaku i Brukselit, Marc-Jean Ghyssels, agresori është dorëzuar dhe tashmë situata nuk është më problematike. Ende nuk ka detaje mbi motivet që e kanë shtyrë agresorin të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia.

Top Channel