Turi i Francës me itinerar të ri

18/10/2016 00:00

Organizatorët e Turit të Francës zbuluan një itinerar të veçantë për vitin 2017, me ngjitje të hershme që synojnë të ulin efektin e skuadrave favorite dhe të vlerësojnë çiklistët agresivë.

Turneu më i rëndësishëm dhe më prestigjioz i dyrrotakëve do të startojë në qytetin gjerman të Dyseldorfit në 1 korrik, për të kaluar në 4 shtete deri në finalen elektrizuese të Parisit, në 23 korrik.

“Ne duam të favorizojmë sulmet me distancë të gjatë dhe të thyejmë katenaçon e imponuar nga disa skuadra në këtë garë”, tha drejtori i Turit të Francës, Kristian Prud’hom. Organizatorët shpresojnë që ekipe të forta si Team Sky të mos diktojnë rregullat e tyre me planifikime të hershme dhe çiklistë në grup. Gjithçka duhet të jetë në dorë të atyre që kërkojnë surprizën.

Asnjë çiklist francez nuk ka arritur të fitojë turneun e pagëzuar me emrin Gran Buklë, që kur legjenda transalpine Bernar Hino’ mori titullin e fundit nga 5 radhazi, dy dekada më parë.

Top Channel