Mbaron masa e sigurisë, lirohet djali i Nehat Kullës

18/10/2016 00:00

Lirohet nga paraburgimi djali Nehat Kullës, Roberti, i cili u arrestua një muaj e gjysmë më parë si një nga tre të dyshuarit për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut.

Lirimi i Kullës u bë pasi i mbarojë afati i paraburgimit që ishte vendosur nga gjykata.

Fillimisht ndaj tij u vendos masa e sigurisë me afat 30 ditor, masë e cila më pas u shtua edhe me 15 ditë të tjera. Por edhe pas kësaj shtese, duket se Prokuroria nuk ka siguruar prova për ta mbajtur më tej në qeli të dyshuarin.

Pasditen e së martës Robert Kullës i përfundoi afati i paraburgimit duke rifituar lirinë. Ndërkohë, hetimet ndaj tij dhe dy personave të tjerë të akuzuar për grabtijen vazhdojnë nga Prokuroria e Tiranës.

Top Channel